Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon dialog me studentët, banorëve të Unazës, Bulevardit e Shkozës u çon fadromat e policinë


Në komunikimin e tij në “Facebook”, kryeministri Rama përsëriti disa herë kërkesën dhe nevojën për dialog për të adresimin dhe zgjidhjen e kërkesave që kanë studentët, në ditën e tyre të gjashtë të protestës.

Ai tha se i pret kurdoherë dhe në çfarë numri të duan studentët për të dialoguar lidhur me problematika që kanë parashtruar.

Rama solli si shembull rastin e një pensionisteje, së cilës ia kishte zgjidhur problemin me anë të Platformës për Bashkëqeverisje”.

Ndërkohë që tha se kishte lëvizur në gjithë vendin për të parë problematikat e shumta me të cilat përballen familjet.

Kryeministri Rama është kërkuar dhe kërkohet për dialog nga banorët e Unazës së Re, Bregut të Lumit dhe Shkozës, të cilët kërcënohet t’u prishet shtëpia, por në të kundërt këtyre të fundit ai u ka dërguar fadromat për prishjen e banesave duke i nxjerrë në rrugë të madhe qindra familje deri tani në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *