Vendosni fjalën kyçe....

Si i instruktoi aktivistët kreu i FRESSH-it, Eljo Hysko teksa Rama fliste në “Facebook”


Teksa kryeministri Rama po fliste në faqen e tij në “Facebook” në atë që e emërtoi “Dialog për Universitetin” ku u orvat të shpjegonte situatën dhe sesi mund të zgjidheshin kërkesat e studentëve, në telefonat e aktiivstwve ka mbërritur një mesazh.

Mesazhi dërgohej nga Eljo Hysko, kryetari i FRESSH-it, i cili u diktonte aty, se çfarë duhet të komentonin në “Facebook”-un e kryeministrit teksa ky po fliste.

Mesazhi u mor më pas nga ndjekësit dhe aktivistët, të cilët komentonin në “Facebook” pikë për pikë siç ishin porositur. “Kjo histori që të gjithë të shkojnë në Universitet, mos paguajnë tarifa, mos paguajnë as taksa kur shkojnë në punë dhe të kërkojnë super cilësi, është pak si e vështirë. Se vërtet Gjermania e ka universitetin publik falas, por të merr 60% të rrogës, taksa.” – thuhet në një pjesë të mesazhit me disa pika që duhej postuar teksa kryeministri Rama po fliste në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *