Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e refuzuan, Rama këmbëngul sërish për dialog në “Facebook”


Edhe pse studentët e refuzuan ditën e djeshme kërkesën e tij për dialog, kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar sërish sot atyre kërkesën që të marrin pjesë në një komunikim live në “Facebook”.

“MIRËMËNGJES dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama i ftoi studentët për dialog përmes “Facebook-ut”, meqë ata nuk pranuan të shkojnë në zyrën e tij.

Por pasi kanë marrë lajmin nga Rama të bërë të ditur në “Facebook,” studentët u shprehën dje nga protesta se nuk ka dialog me Kryeministrin, por ka vetëm një zgjidhje plotësimi i kërkesave të tyre.

Mbetet për t’u parë se s’i do t’i shkojë sot Ramës komunikimi me studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *