Vendosni fjalën kyçe....

Studentët shqiptarë nëpër Europë: Ne ngelësit dhe fituesit e bursave, çfarë kushtesh na ofrojnë këtu (FOTO)


Studentë nga e gjithë Europa, janë solidarizuar me protestën e studentëve që po zhvillohet në Shqipëri.

Edhe pse janë larg, studentë dhe studente, nga Kosova dhe Shqipëria të cilët studimet e tyre po i kryejnë në vende si Franca, Letonia e Sllovakia, kanë zgjedhur ta mbështesin protestën së paku përmes rrjeteve sociale, duke qenë se fizikisht është e pamundur.

Studentë të Francës tregojnë se si janë kushtet që ofrojnë shkollat atje, se biblioteka është e pajisur me vepra të autorëve, numerike dhe prej letre, si dhe akses në faqe të ndryshme për informacione shtesë. Flasin për kartat e studentit dhe abonenë për transportin publik.

Sllovaki

“Solidaritet prej studentëve nga Kosova dhe Shqipëria në Bratislavë të Sllovakisë.”

Francë

“Përshëndetje! Ne jemi studentë shqiptarë në Francë.

Ne solidarizohemi me lëvizjen e studentëve në Shqipëri dhe kërkesat e saj. Ne ftojmë të gjithë bashkombësit tanë që të mbështesin këtë lëvizje dhe të marrin pjesë për të bërë të mundur krijimin e një të ardhmeje ndryshe!

Në Francë për studentët: biblioteka është e pajisur me vepra të autorëve, numerike dhe prej letre, si dhe akses në faqe të ndryshme për informacione shtesë.

Shkolla ofron për çdo student një numër të caktuar punimesh për të printuar, gjithçka e përfshirë në tarifën vjetore që paguajmë për vitin shkollor, akses me anë të kartës së studentit. Karta e studentit ofron uljen e çmimeve dhe nëpër dyqane të ndryshme, apo dhe në aktivitete të ndryshme kulturore.

Aboneja vjetore për transportin publik (metro, autobusë dhe tram) për studentët është 36€ dhe rrjeti i biçikletave 30€ për gjithë vitin.

Ekzistojnë rezidenca studentore në të cilat kushtet janë komfort pritshmërive të studentëve dhe lehtësojnë jetën e tyre studentore.”

Letoni

Një thirrje të çmuar solidariteti për protestën dërgojnë studentët shqiptarë në Letoni:

”Me keqardhje dhe pamundësi për t’ju bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, ne ngelësit dhe fitues të bursave në Letoni, shprehim mbështetjen tonë nga larg për kolegët tanë!

Studentët nuk janë bankomati i qeverisë! Arsimimi dhe edukimi nuk janë luks, por domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë! Ne nuk jemi një brez delesh, studentët kanë një zë dhe do të dëgjohen! “

Protesta e studentëve ka tërhequr ka bërë jehonë edhe në media të rëndësishme ndërkombëtare si “The New York Times”, “Washington Post”, “The Seattle Times”.

Ata nuk ndalen dhe sot pritet të zhvillojnë përsëri protesta si zakonisht, përpaa Ministrisë së arsimit, pavarësisht se administrate sot e ka ditën pushim.

“Lëvizja për universitetin u bën thirrje të gjithë studentëve dhe qytetarëve të na bashkohen nesër në orën 10:00 para ministrisë së arsimit. Studentët do grumbullohen nëpër fakultetet përkatëse dhe në orën 9:30 do nisim marshimin drejt ministrisë.

Të vendosur deri në përmbushjen e kërkesave tona! Jo negociata!”, thuhet në njoftimin e studentëve.

Studentët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që duan t’u bashkohen, sot të paraqiten me libra me vete për t’u treguar “kulturën ligjvënësve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *