“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, kjo është thirrja e fundit e studentëve. Mijëra prej tyre janë duke marshuar drejt “Zogut të Zi”. Një pjesë tjetër e tyre ka qërndruar para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë deklaruar se nuk do të negociojnë me Ramën dhe presin plotësimin e kërkesave të tyre.
Por cili është veprimi i fundit i Ramës?
Kryeministri Rama ka publikuar së fundmi një parrullë të studentëve në Instagram dhe shkruan: “GJITHÇKA NA DUHET ESHTE TE FLASIM – Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”