Vendosni fjalën kyçe....

Formimi i KLP-së, Arta Marku ndihet krenare për kandidatët fitues


Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka reaguar pas votimit të anëtarëve të KLP-së, të ciliët u zgjodhën ditën e sotme me votim nga rradhët e prokurorëve.

Marku ka uruar fituesit dhe e ka cilësuar formimin e KLP-së si gurin e themelit për drejtësinë e re.

“Suksese kandidatëve që u shpallën fitues, sot duhet të ndihemi krenarë, institucioni i parë i drejtësisë së re, gur-themeli për sistemin e drejtësisë. Bashkë ne dëshmuam se jemi të përgjegjshëm. Treguam se jemi një model që duhet ndjekur. Gjatë procesit, kishte mbështetje nga OPDAT dhe EURALIUS”- u shpreh Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *