Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri “lan duart” – S’kam pasur dijeni, fat i mirë që në SHBA kanë nisur hetimet


Ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri, ka dhënë një konferencë për mediat për të sqaruar situatën me Unazën e Re pas publikimit të dokumenteve ku tregohet falsifikimi i bërë në tenderin e njëri prej loteve të rrugës.

Ministri tha se roli i tij është thjesht ai i një mbikëqyrësi politik, kurse janë institucionet e tjera ato që verifikojnë çështjen.

Ai tha se fati i mirë në këtë situatë është hetimi i nisur nga shteti amerikan që do ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.

“Prokuroria ka hapur hetimet për gjithë projektin, për të treja lotet dhe do verifikojë të gjithë dokumentacionin. Drejtësia të hetojë deri në fund dhe rolin që ka administrata në këtë proces. Do reflektojmë se ku janë përgjegjësitë tona.

Zyrtari përgjegjës do përgjigjet para ligjit. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam qenë i informuar për falsifikimin. Është fat i mirë që në SHBA ka nisur një hetim penal. Mirëpresim rezultatet e hetimeve në SHBA. Garantoj qytetarët e Tiranës që projekti i Unazës së Madhe do vijojë. Qeveria do bëjë shpronësimet për ata që plotësojnë kushtet.

Shpresoj që opozita kësaj here nuk do e akuzojë edhe drejtësinë amerikane siç bën me drejtësinë në Shqipëri. Loti që është pezulluar do tenderohet sërish në mënyrë që të ecim përpara me projektin.  Ministri nuk është se ka ndonjë rol të madh, pasi është më tepër një mbikqëyrje politike pasi janë institucionet e tjera të varësisë që merren me këto çështje.” – tha Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *