Vendosni fjalën kyçe....

“I dhanë 30 milionë euro 26-vjeçarit dhe s’dyshuan asgjë?! Rama e Gjiknuri zgjodhën të duken si idiotë”


Pas konferencës për mediat nga ana e ministrit Gjiknuri, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar duke i quajtur Ramën dhe Gjiknurin si hajdutë që zgjodhën të jenë idiotë.

Ai shkruan se Gjiknuri, ARRSH-ja dhe OST-ja janë thjesht shërbëtorë të zgjedhur nga Edi Rasma për të vjedhur dhe pastruar 30 milionë eurot.

Shehaj thotë se institucionet shtetërore nuk janë kisoka rruge që të negociojnë dhe t’i japin 30 milionë euro një 26-vjeçari.

Deklarata e Shehajt

“Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?! Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njejtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!

​Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj.​” – shkruan Shehaj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *