Vendosni fjalën kyçe....

Kina i kthen reston Kandasë, arreston ish-diplomatin


Një ish diplomat kanadez është arrestuar në Kinë, ndërkohë që punëdhënësi i tij, “Grupi i Krizës Ndërkombëtare”, thotë se po punojnë për ta liruar.

Qeveria kanadeze, ndërkohë, thotë se po e diskuton çështjen me autoritetet.

Lajmi vjen pak ditë pasi Kanadaja arrestoi Meng Uanzhou, drejtuesen e lartë të kompanisë gjigante kineze të telekomunikimit, Huawei.

Uanzhou, e cila është gjithashtu vajza e themeluesit të kompanisë, është akuzuar se ka fshehur shkeljet që i ka bërë kompania sanksioneve ndaj Iranit.

Arrestimi i saj i ka ngritur tensionet midis Kinës dhe Kanadasë, ndërkohë që Ministri kanadez për siguri publike në Otava tha se nuk ka ende të dhëna të qarta që arrestimi i Kovrigut ka lidhje me arrestimin e Uangzhou.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *