Ndërkohë që studentët po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka publikuar screenshot-in e një bisede, ku drejtori i një gjimnazi u kërkon nxënësve dhe prindërve të mos marrin pjesë në protestën e sotme.
Në mesazh, nxënësit paralajmërohen se janë nën moshën 18-vjeç dhe në protestë duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit. “Nëse do mungoni, duhet të vijnë prindërit të aprovojnë lejen.”, thuhet më tej.
Sipas Palokës, kryeministri Edi Rama ka angazhuar drejtuesit e shkollave që t’u bëjnë presion nxënësve dhe prindërve që të mos marrin pjesë në protestë.
“Ja cfare ben ai qe “do donte te ishte me studentet ne proteste”. Ka angazhuar gjithe plehrat militante qe ka vene ne drejtimin e shkollave ( jo politike) qe t’ju bejne presion nxenesve dhe prinderve te tyre.
Hidhini nga shkallet po ju dolen perpara keta “kujdestare” qe jane ne sherbim te se keqes…”, komenton Paloka bisedën që ka publikuar.
Një gjë të tillë e konfirmuan më herët në media edhe disa nxënës që kishin dalë në protestë. Ata thonin se mësuesit u kanë bërë presion.