Templates by BIGtheme NET

Masakrohet në burgun grek 19-vjeçari shqiptar (Videot)

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, i cili është një nga dy të akuzuarit për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi, është rrahur barbarisht në burgun grek të Avlonës.

Ai është filmuar teksa dhunohet dhe më pas pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale. Në dhomën ku ndodhej ai janë futur disa të burgosur grekë që kanë dhunuar shqiptarin, i cili është dërguar më pas në spital për trajtim mjekësor për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.

Luca ndodhet në burg pasi akuzohet se bashkë me shokun e tij grek dhunuan dhe më pas vranë studenten greke. Gjatë deklaratave në hetuesi dy shokët ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit për vrasjen e studentes greke.

Sipas dëshmisë, ata kanë provuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të renë, por pasi ajo ka kundërshtuar e kanë goditur me shufër pas koke dhe më pas e kanë hedhur në det, që sipas ekspertizës ka qenë edhe shkaku i vërtetë i vdekjes së studentes greke.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto