Ditën e sotme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka njoftuar se shkak për këtë është bërë ndërhyrja që do të kryehet në disa kabina, rikonstruksionin e tyre.
Energjia do të stakohet në kabinën “Vasil Shanto1″ dhe kabinën “1 Maji” të nënstacionit Selitë nga ora 9.00 deri në 14.00.
“Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër datë 11 dhjetor do të stakohet energjia në Kabinën “Vasil Shanto 1″, dhe Kabinën “1 Maji”, të nënstacionit Selitë.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09.00-14.00.”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së e cila bën me dije edhe zonat që do mbeten pa drita.
Pa energji do të mbeten:
-Rruga “Preng Bibe Doda” pjesërisht,
-Zona midis rrugës “Njazi Demi” pjesërisht,
-Bulevardi “Bajram Curri” pjesërisht