Ndërkohë që para Ministrisë së Arsimit dhjetëra mijëra studentë protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës po lyhet fasada e jashtme.
Nuk dihet nëse kjo ka lidhje me protestën apo po shfrytëzohet momenti që nuk ka studentë për të lyer godinën.
Edhe studentët e Fakultetit te Shkencave të Natyrës ndodhen në protestë para Minsitrisë së Arsimit, së cilës i janë bashkuar që në ditën e parë të saj.
Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzimin e saj.