Vendosni fjalën kyçe....

Po e merrte rrjedha e lumit, shpëtohet 51-vjeçarja në Fier


Policia në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur që të shpëtojnë një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit Seman në vendin e quajtur “Çeligrad”.

2 punonjës policie konstatuan 51-vjeçaren M.T, që po rrezikonte të mbytej. Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj.

Shtetasja M.T u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *