Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria po heton gjithë projektin, por puna po vijon në dy lotet e tjera” – Dy deklaratat kontradiktore të Gjiknurit


Teksa po shpjegonte çështjen e falsifikimit të dokumenteve në tenderin e njërit prej loteve në Unazën e Re, ministri Gjiknuri bëri dy pohime që në thelb kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Ai tha se pavarësisht bllokimit të punës në njërin nga tre lotet, puna në dy lotet e tjera do vijojë për të përfunduar projektin.

“Garantoj qytetarët e Tiranës që projekti i Unazës së Madhe do vijojë. Qeveria do bëjë shpronësimet për ata që plotësojnë kushtet. Loti që është pezulluar do tenderohet sërish në mënyrë që të ecim përpara me projektin. Ndërkohë puna po vijon në dy lotet e tjera.” – tha Gjiknuri.

Më tej, i pyetur nga gazetarët lidhur me hetimet që po bën prokuroria shqiptare për çështjen e falsifikimit të tenderit të njërit prej loteve, ai tha se organi i akuzës ka kërkuar dokumentacionin e gjithë projektit, nga “Sheshi Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”.

“Mesa di, i gjithë dokumentacioni i të treja loteve do të shkojë në një proces hetimor nga ana e prokurorisë sepse prokuroria e ka hapur hetimin nisur edhe nga një pjesë e akuzave, për gjithë projektin.” – shtoi ministri.

Pyetja që ngrihet është kush ia jep sigurinë Gjiknurit, që prokuroria nuk do gjejë shkelje edhe në dy lotet e tjera të projektit që do çonte në pezullimin e gjithë projektit?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *