Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet video e dhunimit të fëmijës te “Zyber Hallulli


Festat duan dashuri!
Ky ishte mesazhi që dha me vizitën e saj vetëm pak ditë më parë pranë shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirli, e cila bashkë me fëmijët zbukuruan bredhin e festave dhe u argëtuan për disa orë në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Vetëm 3 ditë më pas, një qytetare ka sjellë në BOOM dëshminë tronditëse të një prej fëmijëve që qante pranë murit të shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli, duke deklaruar mes lotësh se ishte rrahur nga kujdestarja.

Pas shfaqjes së videos rrënqethëse, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shërbimit Social Shtetëror, i cili pas kqyrjes së kamerave të sigurisë së këtij institucioini dhe vlerësimit të fëmijës nga ana e psikologut ka pranuar dhunën duke marrë masën e lirimit të menjëhershëm nga detyra të kujdestares me iniciale E.Ç, punonjëse pranë shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *