Qindra qytetarë të Kurbinit po zhvillojnë sot një protestë ku kërkojnë përmirësim të kushteve të jetesës dhe kushteve të vështira ekonomike në të cilat ndodhen. Ata kërkojnë uljen e taksave dhe të çmimit të karburantit e energjisë elektrike.
Shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta.
Ata janë organizuar dhe kanë dalë në rrugë duke bllokuar Rugën e Kombit. Ditën e djeshme, qytetarë të Lezhës, Shkodrës e Kavajës dolën në protestë duke bllokuar rrugët kombëtare.
Ata kërkuan përmirësim të kushteve të jetesës, dëmshpërblim për pronat e përmbytura, uljen e taksave dhe të çmimit të karburantit e energjisë elektrike.
Protestat e fundit në vend vijnë pas 7 ditësh protestë nga ana e studentëve në mbarë vendin. Ata kërkojnë plotësimin e 8 pikave që kanë parashtruar ndërsa kanë refuzuar ftesat për bisedime nga ana e kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit, Nikolla.