Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët ndihmojnë me batanije dhe ushqime, studentët: Nuk lëvizim nga kryeministria pa marrë përgjigje përfundimtare


Të mbledhur tashmë pranë kryeministrisë studentët janë të vendosur që të marrin një përgjigje nga Edi Rama për kërkesat që ata kanë bërë.

Ata kanë deklaruar se do qëndrojnë aty derisa kryeministri të kthehet nga emisioni që do zhvillojë në Top Channel, me shpresën se do marrin një përgjigje nga ai për kërkesat e parashtruara gjatë protestave disa ditore.

Me protestën e tyre janë sensibilizuar edhe qytetarë të shumtë të cilët i kanë dërguar batanije, ushqime dhe ujë.

“Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ramën. Ndaj erdhëm këtu. Pas emisionit presim që të vijë Rama. Nuk lëvizim prej këtu deri sa të marrim përgjigjen përfundimtare. Qytetarët u sensibilizuan me ne dhe siç e shikoni ne jemi pajisur me ushqime dhe batanije. Na kanë sjellë edhe ujë”, tha  një prej studentëve gjatë lidhjes direkt me emisionin Dritare në News24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *