Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në protestë, vatra në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë dhe Kavajë (VIDEO)


Shqipëria në protestë. Vatra protestash ka në shumë qytete kryesore të vendit si Korça, Devolli, Kurbini, Fieri, Vlora, Lezha, Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja.

Protestuesit kërkojnë ulje të çmimit të karburanitit, uljen e taksave, dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike. Të frymëzuar nga studentët, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Durrës

Qytetarët e Durrësit kanë dalë në protestë. Ata kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës.

Fier

Qytetarët e Fierit kundërshtojnë taksat e larta, tarifën e lartë të karburantit dhe çmimit e lartë të energjisë. Sipas tyre ata kërkojnë uljen e tyre, pasi kushtet ekonomike të familjeve të tyre po vështirësohet çdo ditë e më shumë.

 

Vlorë

Qytetarët e Vlorës janë ngritur në protestë për të kërkuar uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit dhe uljen e çmimit të energjisë.

Lezhë

Edhe Lezha është në proteste dhe protestuesit aty kanë bllokuar  rrugën nacionale për Shkodër. Bizneset e vogla kërkojnë ulje taksash, ulje e çmimit të energjise, ujit dhe naftës.

Korça dhe Shkodra 
 
Edhe Korça dhe Shkodra janë në protestë dhe protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrjet e qyteteve.
 
 
Korça dhe Shkodra 
 
Edhe Korça dhe Shkodra janë në protestë dhe protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrjet e qyteteve.
 

Protestë në Devoll të Korçës

Mallakastra

Edhe këta të fundit bëjnë thirrje për të ulur taksat, çmimin e dritave, të ujit dhe të karburantit. Kërkohet mirëqenie dhe punësim. Qytetarët marshuan nga qëedra e qytetit të Ballshit dhe më pas bllokuan rrugën nacionale në hyrje të qytetit. /Hashtag.al 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *