Vendosni fjalën kyçe....

Solidaritet me studentët, pronari i lokalit në Shkodër shpërndan pije falas (VIDEO)


Sot është e teta ditë që studentët protestojnë për një arsim publik falas. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Sarandë po protestohet.

E ndërkohë studentët kanë gjetur mbështetje nga qytetarët të cilët shpeshherë kanë shprehur solidarizimin e tyre, një grua përmes shperndarjes së ushqimeve në protestë, e një shofer autobusi që ndalonte në rrugë për të tokur duart me studentët.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur mëngjesin e  sotëm në Shkodër, ku pronari i një lokaleve ka menduar të shpërndajë kafe dhe çaj të ngrohtë falas për studentët që protestonin. Skena është filmuar nga kamerat e “TV1” në Shkodër.

Gjatë protestës në qytetin verior, studentët kanë i kënduar tarifave “S’kena me u pa mo bashkë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *