Vendosni fjalën kyçe....

Studentët paralizojnë Tiranën: “Të bllokojmë pikat kyçe, që të dëgjohemi”


Ditën e sotme priten protesta të fuqishme nga studentët, të cilët kanë paralajmëruar se do bllokojnë pikat kyçe të Tiranës, pasi e konsiderojnë sit ë vetmen mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre.

Studentët pritet të mblidhen në fakultete rreth orës 08:00, ndërsa kanë parashikuar për tre orë bllokimin e dyerve të fakulteteve për rreth 3 orë.

Nëpër njoftimet që studentët vetë shpërndajnë nëpër rrjetet sociale, vihet re lajmërimi tjetër për të bllokuar pikat kyçe të kryeqytetit.

“Në orën 9 duhet të bllokojmë të gjitha pikat kyçe të Tiranës, për ta paralizuar atë, e vetmja mënyrë që zëri ynë të dëgjohet.

Orari i bllokimit 1 orë. Politekniku të bllokojë rrugën te kryqëzimi i Piramidës me Bulevardin kryesor në orën 09:00.

Mjekësia të bllokojë rrugën e Dibrës te kryqëzimi i farmacisë 10 në orën 09:00.

FSHN të bllokojë stacionin e Trenit në orën 09:00.

Drejtësia të Bllokojë sheshin Wilson në orën 09:00.

FAU të bllokojë kryqëzimin te Zogu i Zi në orën 09:00.

FSHS së bashku me IMIF të bllokojnë kryqëzimin te 21 me rrugën e Kavajës, në orën 09:00.

Ekonomiku bashkë me FGJH të bllokojnë rrugën e Elbasanit tek kryqëzimi i ekonomikut në orën 09:00.

UBT të bllokojë kryqëzimin tek dogana në orën 09:00.”, thuhet në një njoftim.

Pas bllokimit prej një ore të këtyre akseve, studentët do të zhvendosen përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë paralajmëruar të qëndrojnë në pritje të një përgjigjeje deri në orën 16:00.

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, studentët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave deri në grevë urie./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *