Ndërsa po qarkullon lajmi se kryeministri Rama do takohet e do diskutojë me studentët në emisionin televiziv “Top Show”, studentëtqë protestojnë para Ministrisë së Arsimit e kanë përgënjeshtruar duke thënë se nëse kjo ndodh, ata studentë nuk përfaqësojnë askënd.
Mesazhi i plotë i studentëve
“Përshëndetje!
Studentët e kanë theksuar qartë përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej ‘Ligji për Arsimin e Lartë’ qeveria nuk pranoi.
Pikat e kërkuara janë të qarta!
Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do të jetë i pranishëm në një studio televizive ( top channel- top show) ku perballë do të ketë studente, të cilët do të jenë aty si individe dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne!
Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata!”