Vendosni fjalën kyçe....

Studentët të vendosur, Rama kërkon t’i bëjë për vete, veprimi i fundit i kryeministrit


Afati që studentët i vendosën kryeministrit Rama që të plotësonte kërkesat e tyre ka përfunduar. Studentët shfaqen të vendosur që nuk do të negociojnë me kryeministrin dhe nuk do të tërhiqen nga protesta.

“Jo dhunë, ne jemi studentë”, kjo është thirrja më e fundit e studentëve.  “Nuk ka përçarje”, është një tjetër thirrje e tyre. Ata janë duke diskutuar me njëri-tjetrin nëse do të qëndrojnë para ministrisë apo të shkojnë para kryeministrisë.

Por cili është veprimi i fundit i Ramës?

Kryeministri Rama ka publikuar së fundmi një parrullë  të studentëve në Instagram dhe shkruan: “GJITHÇKA NA DUHET ESHTE TE FLASIM – Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *