Vendosni fjalën kyçe....

3 të vrarë e 12 të plagosur në Strasburg nga të shtënat me armë, ngujohen brenda europarlamentarët


Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në mes të qytetit të Strasburgut.

“Washington Post” shkruan se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur.

Të shtënat ndodhën pranë një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg të Francës, sipas zyrtarëve të qeverisë. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner tha se 29-vjeçari francez i dyshuar si autor i sulmit, ishte në listën e njerëzve të dyshuar për radikalizëm.

Ai u plagos gjatë një operacioni të policisë.

Gjatë kohës që ndodhte sulmi me armë, ishte mbledhur  Parlamenti Europian që e ka selinë në Strasburg.

Europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët mbetën të bllokuar në ndërtesë, pas lajmit për të shtëna.

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani tha se Parlamenti në Strasburg ”nuk do të frikësohet nga sulme terroriste apo kriminale”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *