Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja e LSI-së thirrje Ramës: Voto amendamentet, jepu zgjidhje kërkesave të studentëve


Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që në seancën e ditës së nesërme të diskutojnë amendimet e propozuara nga forca politike ku bën pjesë.

Malaj thotë se amendimi do i japë zgjidhje 8 kërkesave të studentëve dhe zgjidhja është dhënë në tryezën e Kuvendit.

“Protesta e studentëve dhe amendimet e ligjit!

Kushdo që është prind dhe qytetar, atdhetar dhe qytetar europian, kupton më mirë se kushdo që protesta paqësore dhe me standardet më europiane tregojnë se kjo është kauza e studentëve që kërkojnë zgjidhjen e problemit. Dhe zgjidhje ka!

Kjo bëhet nesër, nëse Parlamenti do të diskutojë amendimet e depozituara nga deputetët e LSI, për të bërë ndryshimin në buxhetin aktual, i cili do të sjellë plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Zgjidhja është në dorën e përfaqësuesve të popullit. Është momenti që t’u jepet zgjidhje kërkesave të studentëve me rrugë ligjore.

Vetëm kështu respektohet protesta dhe politika bën detyrën e saj. Respekte dhe vlerësim për profesor Tupen dhe të gjithë profesoratin që i është bashkuar kauzës së studentëve. Respekte dhe vlerësim për Robert Alian dhe të gjithë artistët, që me shpirtin e tyre rebel, i bashkohen kauzës së drejtë të studentëve. Tashmë zaret janë hedhur.

Në tryezën e Kuvendit është dhënë zgjidhja. Amendim i ligjit dhe amendimi i buxhetit. Këto ligjërisht plotësojnë 8 kërkesat e studentëve!” – shkruan Malaj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *