Mëngjesin e sotëm, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se ka përgatitur dy amendamente përmes të cilave synon zgjidhjen e kërkesave të studentëve të cilët sot futn në ditën e nëntë të protestës.
Kryemadhi tha se mjafton vetëm 1% e Produktit të Brendshëm Bruto, për t’i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të studentëve, duke e hequr këtë përqindje nga 46 % i buxhetit të shtetit me të cilat qeveria paguan kompanitë koncensionare.
“Është obligim, detyrim në maksimum i klasës politike për t’i dhënë zgjidhje dhe për të marrë përsipër të gjitha kërkesat e studentëve, të atyre qindra mijërave fëmijëve të shqiptarëve që mbi supet e tyre rrënon mjerimi dhe I përkul përpara arrogancës së qeverisë shqiptare.
Situata në vend me problemet e student është kritike. Mijëra student në të gjitha qytetet universitare po përballen me diskriminimin dhe arrogancën e qeverisë shqiptare.
Zgjidhja e problemeve është sot emergjenca kryesore.
Mesazhi që na vjen nga tudentët është vetëm një. Zgjidhje të problemeve të tyre. Plotësimin e 8 kërkesave të tyre, të cilat janë minimale përballë kushtev shtazarake në të cilat ata mësojnë.
Koha e premtimeve mashtuese ka mbaruar tashmë.
8 pikat duan zgjidhje kontrete dhe të vërtetë. Çdo deklaratë dhe premtim i qeverisë do të thotë, edhe 30 vjet të tjera të humbura të rinisë shqiptare.
Deputetët e LSI-së do të depozitojnë tani amendamentët me ligjet përkatëse që u japin përgjigje të 8 pikave të studentëve.
Konkretisht çfarë propozojmë:
Amendament në ligjin e buxhetit për vitin 2019. Të bëhen këto ndryshime: Në tabelën 1, që i bashkëngjitet nenit 1o të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetare për zërat e arsimit universitar.
Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar, të bëhet nga 7 miliardë e 500 milionë lekë të bëhet 14 miliardë e 909 milionë e 916 mijë lekë shqiptare. Pra vetëm një % e PPPB. Ku mund të jenë këto para? Shumë e thjeshtë. Sot buxheti që ka miratuar qeveria shqiptare për 2019-ën, 46% e kalon për të paguar koncensionarët e saj. Studentët kërkojnë vetëm 1%.
Le t’ja lërë Edi Rama 45% të PBB-së koncensioneve të tij dhe vetëm 1% të tyre t’ua japë studentëve.
Totali i shpenzimeve buxhetore për fondet e shkencës, të bëhet nga 620 milionë lekë të reja të bëhet në 1 miliardë e 240 milionë lekë të reja.
Këto është shumë e thjeshtë sepse i gjen shumë kollaj.
Si edhe neni dy, që në nenin 15 të shtohet neni 16 me përmbajtje:
Të krijohet fondi i emergjencës në arsim, me vlerë 5 miliardë lekë nga Ministria e Financave dhe ekonomisë, të cilt do të përdoren në përmirësimin e infrastukturës së trajtimit të studentëve në Tiranë dhe në Rrethe dhe të infrastrukturës në tërësi.
Ku do t’I gjejë paratë? Me anullimin e tenderit të Unazës së Re dhe kthimit mbrapsht të parave të një kompanie offshore të Edi Ramës në SHBA, 30 milionë eurot janë 5 miliardë të cilat ai ua vodhi shqiptarëve në një muaj, t’i hedhi automatikisht menjëherë në rikonstruksionin e godinave dhe konvikteve të studentëve. Që të mos përdorin 300 vajza 4 banjo.
Pra ky amendament plotëson pikën 1 të studentëve, pikat 4, 5, 6, 7, 8.
Pra për të marrë vetëm 1 % nga 46% që ua jep koncensionarëve të vet, Vilma Nushit, firmat koncensionare të arsimit, 1% vetëm për të zgjidhur hallet dhe problemet e studentëve.
Amendamenti për të zgjidhur pikat e tjera, siguron:
-rritjen në masë 50% të përfaqësimit dhe peshës së votës së studentëve dhe pjesëmarrjes së tyre në bordet e administrimit, e cila zgjidhet në mënyrë shteruese në këtë amendament të lgijit të Arsimit të Lartë pika 2 dhe pika 3.
Pra sot i propozojmë Kuvendit të Shqipërisë, të cilat zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale dhe kostoja e tyre është inekzistente për Edi Ramën. Këto propozime që sot ne do t’i paraqësim në Parlamentin Shqiptar janë e vetmja zgjidhje për tqë zgjidhur kushtet minimale të studentëve shqiptarë”, tha Kryemadhi.