Në protestë janë ngritur edhe minatorët e Bulqizës. Mësohet se minatorët kërkojnë plotësimin e kushteve në punë si dhe për statusin e tyre.
Bëhet e ditur se minatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse qeveria nuk i përgjigjet atyre pozitivisht. Ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie. Në qytetin e Bulqizës bashkë me ta në protestë kanë dalë edhe familjarët e tyre. Ata kanë lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ndërsa presin përmirësimin e kushteve.
Ndërkohë në Tiranë vazhdon protesta e studentëve. Studentët kanë njoftuar se edhe pse Ministria e Arsimit dhe Kryeministri Edi Rama nuk e respektuan ultimatumin e vënë deri në orën 16:00 të ditës së djeshme për të plotësuar 8 kërkesat, ata nuk do të ndalen.