Vendosni fjalën kyçe....

“Mirato amendimet e ligjit ose trego që je mashtrues” – Vasili thirrje kryeministrit


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe deputetëve të Kuvendit që të votojnë amendamentet ligjore të propozuara nga LSI-ja.

Në një dalje për mediat nga selia e partisë, Vasili tha se Rama dhe të tijtë kanë mundësinë të tregojnë nëse e duan reformën në arsim dhe duan t’u japin zgjidhje kërkesave të studentëve, apo po bëjnë thjesht mashtrimin e radhës.

“Opinioni publik është i skandalizuar për kushtet në të cilat ndodhet arsimi shqiptar, që ka çuar studentët në këtë protestë të pandalshme. Përballë kësaj proteste të sinqerte është një kryeministër mashtrues, ordiner që propozon të ashtuquajturin dialog me premtime boshe.

Për t’i dhënë fund farsës së gënjeshtrave dhe mashtrimeve, zgjidhja e vetme është një. Fiksimi dhe marrja e përgjegjësive me ligj. Ligji është detyrim i patjetërsueshëm. Në emër të grupit parlamentar të LSI-së, janë zbërthyer në pika ligjore, që konsistojnë në dyfishimin e investimeve buxhetore dhe dyfishimi i investimeve për shkencën dhe krijimi i fondit të emergjencës së arsimit të lartë.

 Këto ndryshime japin paratë që shërbejnë për ndryshim dhe i japin fund mashtrimit të kryeministrit dhe plotësojnë pikat 1,3,4,5,6,7 e 8 të kërkuara nga studentët. Kjo është prova e së vërtetës dhe ndan llogjet nga e vërteta. Sot është dita e së vërtetës. Nëse deputetët duan t’i thonë qartë mashtrimit e kanë mundësinë. Ose të miratojnë amendamentet ose të tregojnë se çdo gjë është mashtrim. Këto të vërteta s’kanë nevojë për dialog.” – tha Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *