Kryeministri Rama ka përsëritur për të dytën herë sot ftesën për studentët që të ulen në bisedime me të për të zgjidhur kërkesat e tyre.
Njëherë në faqen e tij në “Facebook” dhe njëherë tjetër në “Twitter”, ai i quan ata të të dashur studentë dhe u kërkon të ulen në tavolinë me tëpër të diskutuar e për të gjetur zgjidhje.
Mbrëmjen e djeshme, një pjesë e studentëve protestuan te Zogu i Zi në kryeqytet duke bllokuar për disa orë trafikun.
Mëngjesin e sotëm, policia ka proceduar penalisht 25 persona mes të cilëve, studentë, pedagogë e qytetarë të tjerë. Procedimi i tyre vjen pasi sipas policisë ata nuk kishin marrë leje për protestën.
Ndërkohë po mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama organizoi një takim me disa studentë në emisionin “Top Show” nga Alban Dudushi, por më pas u zbulua se ata që morën pjesë ishin të gjithë anëtarë të FRESSH-it ose të administratës shtetërore.