Vendosni fjalën kyçe....

Rama tjetër ftesë për studentët, përmend dhe pushimet e Vitit të Ri


Ndërkohë që një pjesë e studentëve janë vendosur poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër ftesë për dialog studentëve.

Përmes rrjeteve sociale, Rama thotë se plotësimi i 8 pikave duhet të nisë pa humbur kohë por për këtë duhet të ulen sebashku në bisedime.

Rama madje u përmend studentëve edhe pushimet e Vitit të Ri, duke u thënë se kjo duhet mbyllur para tyre.

“Të dashur studentë protestues,

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA”, shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *