Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Universiteteve të Tiranës nisin marshimin, u bashkohen edhe gjimnazistët


Mijëra studentë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në fakultetet përkatëse për të nisur më pas marshimin drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Disa studentë të Shkodrës janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre. Studentët janë sot në ditën e tetë të protestës së tyre. Ashtu si ditën e djeshme, protestës së studentëve në Tiranë i janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Protesta e ditës së djeshme ka qenë më masivja ndonjëherë e organizuar nga studentët. Ata qëndruan para Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 dhe pas kësaj një pjesë e tyre u drejtuan te Zogu i Zi, një pjesë qëndruan para Ministrisë së Arsimit kurse një pjesë tjetër shkuan para Kryeministrisë ku qëndruan deri mëngjesin e sotëm.

Marshimi i studentëve ka nisur edhe në universitete të tjera në vend si Elbasan, Korçë, Gjirokastër e Shkodër. Studentët kërkojnë miratimin e 8 kërkesave të tyre ndërsa i kanë refuzuar të gjitha ftesat për takim nga kryeministri Rama e ministrja Nikolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *