ARRSH ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë “DH Albania” për falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurorimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”, dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Por ky është një mashtrim pasi firma është bërë pjesë e kësaj kompanie në qeshor të këtij viti.