Vendosni fjalën kyçe....

7 orë në sallën e operacionit, zbulohet gjendja e efektives Ina Nuka (FOTO)


Efektivja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së banorëve të Astirit para godinës së Kuvendit i është nështruar operacionit në Turqi.

Nuka iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati rreth 7 orë, e cila rezultoi me sukses.

Të paktën kështu njofton Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai, i cili ndodhet gjithashtu në Ankara.

“Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet.

Besoj se rrjedha e furishme e përditshmërisë, shumllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe hapsira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatëkeqësisht mbeti e gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.

Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe, Policia e Shtetit që s’të harron, që është krahas familjes tënde dhe njerëzve të tu të dashur, është vëmëndja dhe përkushtimi i Ministrit dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.”, shkruan Mullai i cili ka publikuar edhe një foto të Nukës nga spitali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *