Ish-kryeministri Sali Berisha ka krahasuar dy protestat e studentore duke treguar ngjashmëritë dhe ndrushmet midis atyre të 1990 dhe ato të ditëve të sotme.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë kryengritje, me këta të rinj që po shkundin qeverinë, e cila ka nisur prej vitesh një proces shpartallues dhe shkatërrues të arsimit në vend. Ata po kërkojnë të drejtat e tyre sot, por po i bëjnë një nder edhe të ardhmes së vendit, ndaj mund të them se ky dhjetor, ngjan me atë të vitit 1990”-deklaroi Berisha.
Ish kryeministri shkoi edhe më tej në analizën krahasuese mes dy Dhjetorëve të protestave, duke rikujtuar ngjarjet e vitit 1990 dhe duke i lidhur me ato aktualet.
“Në vitin 1990 studentët shkuan në takim me Ramiz Alinë, pasi kishin njëfarë besimi ndaj tij, por në fund u zhdëpën në dru nga njerëz të regjimit. Studentët sot po refuzojnë dialogun me kryeministrin, pasi kanë një ndjenjë të theksuar mosbesimi ndaj tij dhe sjelljeve të tij. Ata nuk besojnë se ram,a e ka seriozisht për të zgjidhur kërkesat e tyre dhe problemet e arsimit në përgjithësi, ndaj nuk shkojnë në negociata”, u shpreh Sali Berisha.