Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kanë bllokuar rrugën edhe sot kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Banorët shprehen e se projekti i “Unazës së Re” është një aferrë korruptive. “Këtu do të ketë viktima nuk do të na dhunojnë shtëpitë tona”, u shpreh një banor.
I pranishëm në protestë ishin edhe deputetët e opozitës.
“Rama nuk e ka ndërmend që ti japë zgjidhje qyetarëve. Banorët ia plasën në fytyrë projektin mafioz. Ne do t’i vëmë para drejtësisë dhe këto do t’i dërgojmë në burg. Këtu nuk mund të shkelë një fadromë, pasi ky është një vend krimi ndaj asnjë fadromë nuk mund të hyjë këtu. Qyetarët duhet të mbrojnë pronat e tyre pasi duhet të mbrojnë paratë që kanë investuar këtu për 25 vjet. Ky projekt duhet të anulohet, sepse është korruptiv. Në do të jemi në mbështetje të qyetarëve deri në fund”, u shpreh Balliu.