Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri flet në Kuvend, të tijtë e ndërpresin herë pas here me duartrokitje


Teksa kryeministri Rama po mbante fjalën e tij para të tijve, duke premtuar zgjidhjen e kërkesave të studentëve, deputetët e pranishëm në sallë e ndërprisnin herë pas herë me duartrokitje.

Ai tha se opozita kërkon të përfitojë politikisht nga protesta e studentëve, ndërsa tha se në zgjedhjet e ardhshme opozita do marrë përgjigjen e merituar duke u mundur në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Janë të ftuar në çdo moment edhe këtu në këtë sallë, nëse dëshirojnë që të diskutojnë hapur lidhur me 8 pikat e tyre por edhe më shumë se kaq, kjo sallë është në dispozicion. Opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrejnë krye ndaj një sistemi të universitetit që i ka marrë peng. Na kanë dhënë shuplakë, e na kanë shkundur që t’i hapim sytë më shumë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit. Ky parlament apo çdo sallë janë hapësira ku mund të diskutojmë me studentët. Unë nuk dua që protesta të mbyllet, se kjo protestë që afishon 8 pika, por që ka shumë problematika të tjera. Pikat ne jemi gati t’i plotësojmë një për një, por ata që erdhën këtu një opozitë që vrapon për t’u futur mes jelekëve portokalli te Astiri, se nuk futet dot te studentët se e ha mbrapsh flakërimën ashtu siç askush s’do e dëshironte.” – tha Rama.

Ndërkohë që herë pas herë, deputetët socialistë e duatrokisnin kreun e qeverisë, që po fliste për kërkesat e studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *