Në seancën e sotme plenare, foli edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai e mohoi publikisht nga foltorja se asnjë nga 25 personat që u lajmëruan dje nuk është proceduar penalisht.
Lleshaj tha se ky informacion mund të pohohej lehtësisht edhe në prokurori nga avokatët e 25 personave, emri i të cilëve doli dje në media.
Më tej ministri i Brendshëm tha se ka nisur procedurat ndaj gjithë zyrtarëve të policisë që nuk e përgënjeshtruan në kohë lajmin që u përhap dje në media.
“Po e theksoj edhe njëherë se nuk ka patur asnjë procedim penal ndaj asnjë pedagogu apo studenti protestues. Kam filluar procedurat për ata punonjës të policisë që nuk kanë përgënjeshtruar këtë lajm që mori përmasa të mëdha”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Ndërkohë ditën e djeshme policia shpërndau njoftimin se kishte proceduar openalisht 25 persona, me të cilëve profesorë, arstistë e studentë për bllokimin e rrugës te Zogu i Zi.
“Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.” – thuhet në njoftimin e policisë.