Presindeti i Francës Emmanuel Macron së fundmi është ‘kërcënuar’ edhe nga fermerët të cilët kanë deklaruar se kanë shumë taksa dhe të ardhura të ulta.
Macron u përpoq të qetësonte demonstruesit jelekverdhë duke u ofruar atyre rritje minimale mujore e pagave prej me 100 euro dhe zvogëlim të taksave për të varfërit.
Por Veronique le Floch, Sekretari i Përgjithshëm i Koordinimit Rural tha për “RT France” se Macron kishte përqafuar vetëm ata që paguan, por nuk arriti të japë një premtim të ngjashëm për ata që janë të punësuar në bujqësi.
Floch u shpreh më tej se fermerët po flasin për gjendjes e vështirë të bujqësisë. “Macron harroi se çdo fermer i dytë jeton në më pak se 365 euro ($ 415) në muaj, që një pension i fermerit është nën standardet e përfitimeve sociale”, tha kreu i sindikatës.
Sipas le Floch, fermerët shpenzojnë më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre në taksa të ndryshme, duke përfshirë tatimin mbi sigurimet shoqërore të detyrueshme, taksën e tokës dhe tatimin mbi të ardhurat. “Edhe nëse nuk ke të ardhura, ti duhet të paguash këto taksa”, shpjegoi ajo.
Burimi: RT