Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla u jep të drejtë studentëve për protestën, flet edhe për çantat e arsimimin e saj


Ministrja e Arsimit, Nikolla, tha se ishte e gatshme të merrte çdo përgjegjësi ndërsa u dha studentëve të drejtë për protestën e tyre.

Në fjalën e saj sot në Kuvend, Nikolla u shpreh se kishte qenë e gatshme që të dialogonte me studentët por ata nuk e kishin pranuar.

Ndërsa theksoi se kishte punuar me përgjegjësi çdo ditë të punës së saj në drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe se ishte krenare për forcën politike ku bën pjesë që ka ndërmarrë një reformë të qartë në arsimin në vend.

“Në këto 5 vite mbyllëm 22 Universitete dhe hoqëm nga tregu dhjetëra dhe mijëra diploma pa vlerë. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë. Ligji i ri ka krijuar kushte për një erë të re në arsimin e lartë, por ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët në protestë gjithkush ka të drejtë të tregojë gishtin, askush ndoshta nuk do të dëshironte të ishte në vendin tim. “Lindita Nikolla dil nga Ministra, kanë ardhur studentët dhe jo ushtria”. Unë dola. Po, studentët kanë të drejtë, por ftesa për të zhvilluar një betejë më të vështirë është drejt tyre sot duke parë të vërtetën në sy përmes një dialogu për të transformuar cilësitë. Unë jam e gatshme të marr të gjithë përgjegjësinë.”

Më tej ajo tha komentoi edhe memet që ishin shoqëruar protestën e studentëve duke nisur që nga çantat e saj të shtrenjta, mesatarja e shkollës së lartë, diplomat e saj ndërsa e mbylli duke thënë se ishte e gatshme të merrte çdo përgjegjësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *