Vendosni fjalën kyçe....

“Nxënësit s’kanë ngrohje, Rama shpenzon për zyrat e Linditës 1.5 miliardë”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar së fundmi se kryeminsitri Rama për zyrat e Lindita Nikollës ka harxhuar 1.5 miliardë lekë. Berisha ka shtruar më tej se kryeministri iu ka mbyllur shkollat nxënësve  se nuk kanë ngrohje. 

Reagimi:

Rama per zyrat e Lindites shpenzon 1.5 miliard!!

-Kurse nxenesve ju mbyll shkollat se nuk kane ngrohje

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama inauguroi rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrise se Lindites, per te cilen u shpenzuan rreth 1.5 miliard leke, nje shume kjo me te cilen mund te ndertoheshin nga themelet dy ndertesa te reja si ajo e Ministrise se Arsimit.

Kete shpenzim per Linditen, nje superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion, Rama e argumentoi thjesht me kerkesen qe gjerat duhet te jene te bukura. Pra per Ramen dhe Linditen e tij rendesi ka zbukurimi, luksi dhe rehatia e zyrave te kesaj te fundit. Ndersa shkollat e nxenesve dhe te mesuesve te Tiranes dhe mbare Shqiperise duhet te mbyllen nga acari pasi ato nuk kane ngrohje dhe as qe kane nevoje per te.

Kjo eshte reforma Rama-Nikolla e sistemit arsimor?! sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *