Vendosni fjalën kyçe....

Pas refuzimit, Rama i kushton kohë Instagramit: Qenka nona


Që kur  studentët kanë dalë në protestë kryeministri Rama nuk i ka ndalur statuset në Facebook, Twitter apo edhe fotot në Istragram. Nëpërmjet tyre ai i ka kërkuar studentëve që të bisedojë me ta në lidhje me kërkesat e tyre por kjo gjë është refuzuar nga vetë studentët. Këta të fundit kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave dhe pastaj do të kthehen në auditore.

Por kryeministri po përpiqet të përdorë çdo mjet që të komunikojë ata. Madje mbrëmjen e djeshme ka publikuar një selfie në Instastory dhe ngrinte pyetjen: Kur do flasim?

Kjo foto është bërë tashmë edhe një meme ku Rama shfaqet ‘me mjekër’ pas një kohë të gjatë duke pritur studentët. 

Kjo meme është shpërndarë nga vetë Rama së fundmi dhe shkruan: “Qenka nona ai që ma ka bo këtë tallje”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *