Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e studentëve, Meta kthen në Kuvend buxhetin e vitit 2019-të


Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Projektbuxhetin e vitit 2019-të.

Në njoftimin për mediat të Kreut të Shtetit thuhet se kërkesat e studentëve janë deklaruar si të drejta, legjitime dhe të realizueshme dhe për këtë arsye ligji është kthyer në Kuvend.

Meta thekson se Kuvendi do reflektojë dhe do plotësjoë kërkesat e studentëve.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti Shqipërisë Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Pas kthimit të ligjit nga ana e Metës, kryeministri Rama ka bërë një tjetër postim në “Twitter” ku thekson se kthimi i ligjit të buxhetit erdhi pas propozimit të 2 amendamenteve të LSI-së ndërsa thotë se ky është një presion kundër dialogut.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes.” – shkruan Rama në faqen e tij në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *