Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama teksa ka kritikuar dekanët dhe rektorët është shprehur se një dekan kërkon nga shteti makinë me një vlerë 76 mijë euro. “Dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Këto gjëra duhet ti dinë të tjerët prandaj po i them.”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se dekanët dhe rektorët janë fsheshur, ua kanë mbyllur dyert studentëve dhe i kanë detyruar të dalin në rrugë.
“Kjo protestë lidhet në rradhë të parë me ju. Rirrtja e tarifave janë përgjegjësi e univestieteve dhe është me përgjegjësi për t’i pranuar. Studentët nuk ka informacion. Çfarë i kushton secilit prej jush që senati akademik të funksionojë?
Ligji i ri në Arsimin e Lartë i ka dhënë një autonomi univesiteteve. Nuk mund t”i zgjidhë të gjitha gjërat kryeministri. Univesiteti ka autonomi. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni, ju duhet t’u bëni ballë atyre. Ju i mbyllni dyert dhe i detyroni të dalin në rrugë. Kjo që po ndodh është një arratisje nga përgjegjësia”, u shpreh ai.