Vendosni fjalën kyçe....

Rama për studentët para kryeministrisë: Ata që janë tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet


Kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë se nuk do plotësojë asnjë kërkse nëse studentët nuk pranojnë të dialogojnë me të.

Duke i kujtuar që studentët protestojnë prej 9 ditësh, madje duke qëndruar edhe gjatë natës përpara kryeministrisë, Rama tha se ata që janë atje tek zjarret mund të rrinë aty dhe 10 vite.

“Ata që janë tani tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama

Pas kësaj deklarate të Rmës ka ndërhyrë gazetari Blendi Fevizu i cili duke ju drejtuar kryeministrit se “si mund ta thuash këtë se ke qenë edhe pedagog?”.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ata “janë të financuar me batanije, me zjarre, janë të dërguar nga partitë politike. Unë flas për ata që s’janë atje”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *