Vendosni fjalën kyçe....

Rama premton zgjidhjen e kërkesave, jashtë studentëve u ndërpritet fonia


Teksa mijëra studentë protestojnë jashtë, në Kuvend po mbahet seanca plenare e ditës së enjte. Të shumtë në numër ata kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre para se të ulen në dialog me qeverinë.

Ata janë në ditën e nëntë të qëndresës së tyre por teksa thërrasin jashtë Kuvendit, u është hequr energjia elektrike. Megjithatë ata thërrasin se do gjejnë mënyra të tjera që zëri i tyre të dëgjohet deri në fund.

Më herët në Kuvend erdhën edhe tetë deputetët e opozitës të cilët kërkuan plotësimin e dy amentamenteve që sipas tyre u japin zgjidhje të gjitha kërkesave të studentëve.

Studentët kanë shumë ditë që protestojnë para Ministrisë së Arsimit e Kryeministrisë dhe tani ndodhen para Kuvendit.

Ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre para se ulen në dialog me qeverinë. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se qeveria është e gatshme që të plotësojë të gjitha kërkesat por më parë duhet që studentët të ulen në bisedime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *