Kryeministri Edi Rama në një takim me rektorët dhe dekanët e fakulteve është shprehur se protesta e studentëve lidhet në rradhë të parë me ta.
Rama theksoi se dekanët dhe rektorët janë fsheshur, ua kanë mbyllur dyert studentëve dhe i kanë detyruar të dalin në rrugë.
“Kjo protestë lidhet në rradhë të parë me ju. Rritja e tarifave janë përgjegjësi e universtieteve dhe është me përgjegjësi për t’i pranuar. Studentët nuk ka informacion. Çfarë i kushton secilit prej jush që senati akademik të funksionojë?
Ligji i ri në Arsimin e Lartë i ka dhënë një autonomi universiteteve. Nuk mund t”i zgjidhë të gjitha gjërat kryeministri. Universiteti ka autonomi. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni, ju duhet t’u bëni ballë atyre. Ju i mbyllni dyert dhe i detyroni të dalin në rrugë. Kjo që po ndodh është një arratisje nga përgjegjësia”, u shpreh Rama.