Vendosni fjalën kyçe....

Rusja shpallet fajtore për spiunazh në SHBA


Një grua ruse e akuzuar në SHBA për të vepruar si agjente për Kremlinin për të depërtuar në grupet politike ka pranuar fajin në një marrëveshje me prokurorët.

Aktivistja e të drejtave të armëve, Maria Butina, 30 vjeç, pranoi një akuzë të vetme për konspiracion në një gjykatë në Uashington DC.

Ajo dyshohet se u përpoq të depërtonte në Shoqatën Kombëtare të Armëve (NRA) në një përpjekje për të ndikuar politikat amerikane në favor të Moskës.

Butina fillimisht u deklarua jo fajtore. Ajo ka qenë në paraburgim që nga korriku.

Ajo gjithashtu ka rënë dakord të bashkëpunojë me hetuesit. Prokurorët presin që marrëveshja do t’u japë atyre informacion rreth përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në politikën amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *