Në prag festash, të shumtë mendojnë të udhëtojnë në shtete të ndryshme. Por, ku janë të lirë të udhëtojnë ose jo shqiptarët?
Shtetasit me një pasaportë shqiptare mund të vizitojnë 193 vende me vizë të ndryshme. Portali Visalist.io ka listuar së fundmi të gjithë shtetet që mund të vizitojnë shtetas të ndryshëm nëpër botë, sipas kategorizimit sipas vizës që u nevojitet të marrin. Një pjesë e shtetasve kanë lehtësinë e përfitimit të një vizë elektronike, ashtu sikurse shumë shtete ‘shquhen’ për pasaportën e tyre të fortë, që nënkupton lëvizje e lirë në një numër të madh shtetesh.
Shtete me e-viza
Me 13 shtete, kryesisht të lokalizuar në Afrikën veriore dhe qendrore, por edhe më tej në Azi, shtetasin shqiptarë mund të marrin një vizë elektronike për të udhëtuar në to. Sipas agjencive turistike, forma e përfitimit të vizës elektronike është një lehtësi proceduriale për udhëtarët. Shtetet janë përkatësisht: Azerbaxhan. Ivory Coast, Djibouti, Egjipt, Etiopi, Gabon, Indi, Lesotho, Mianmar, Katar, Sao Tome, Taxhikistan.
Shtete me viza që pritet të hiqen
Janë 33 shtete me të cilat pritet që të hiqen vizat me Shqipërinë. Sipas portalit visalist.io, bëhet fjalë për destinacione të konsideruar si ekzotike, për shkak të largësisë dhe kostos më të lartë të udhëtimit. Nga ana tjetër, edhe preferenca e udhëtarëve kryesisht nga Europa është më e kufizuar për këto destinacione. Por, sipas agjencive turistike ka përjashtime, Për shembull, destinacione si Xhamajka, ishujt Seychelle etj.
Shtete që nevojitet vizë
Janë plot 87 shtete në të cilat shtetasit shqiptarë do t’u duhet një vizë për të udhëtuar. Këto shtete janë kryesisht të Afrikës qendrore dhe jugore, të gjitha shtetet e Amerikës Veriore, si dhe një pjesë e konsiderueshme e Amerikës Jugore. Gjithashtu, Rusia dhe disa shtete të tjera aziatike.
Shtete që refuzojnë dhënien e vizës
Ndërsa, sa i përket shteteve të cilat u refuzohet një vizë e kërkuar nga një shtetas shqiptar, si apriori (jo në raste që ka problematika në kërkesa), portali visalist.io bën me dije se nuk ka asnjë shtet.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al