Vendosni fjalën kyçe....

Shpëtim Nazarko kundër studentëve: Ca lypsa të mjerë, po luftojnë për të drejtat e ngelsave


Analisti Shpëtim Nazarko ka dalë lundër protestës së studentëve. Sipas tij studentët pikëspari duhet të dilnin në protestë për tekstet e tyre.

“Sikur studentët të dilnin së pari të kërkonin në tekstet e tyre-zëvëndësimin e Noizit apo të maskarallëqeve tjera të ngjajshme-me Hygoin a të tjerë kolosë që kanë cuar përpara Francën dhe botën, edhe unë  si një analist ditëzi, do të kisha shkuar me qejf në atë përpjekjen e tyre.”, shprehet ai në një shkrim në “Konica.al”.

Në fund të shkrimit Nazako ka dalë në përfundimin se studentët po luftojnë për të drejtat e ngelsave dhe kushtet e konvikteve. Nazarkos studentët në protestë i ngjajnë me lypsat që kërkojnë bukë.

“Unë do të jem me studentët kur ata të kërkojnë këtë gjë së pari. Tani nuk jam me ta. Duke luftuar për të drejtat e ngelsave dhe kushtet e konvikteve, më duket se i ngjajnë ca lypsave të mjerë që kërkojnë një krodhë bukë aty në cep të rrugës”, shkruan ndër të tjera analisti.

Çfarë thotë për Ramën?

“Po bëhesh me Ramën thotë dikush. Mundet… E shoh që vjen vërdallë fare i vetëm. Duke u përpjekur të vërë rregull me një cetë qeveritarësh, trecereku i të cilëve nuk kanë haber po dhe si të tjerët nga kollosët që përmënda më lart. Vjen vërdallë me tërë fuqinë e një individi që  përbuz edhe vetë ata që ka vënë afër tij”, shkruan ai.

Vini re: Shkrimi i plotë në Konica.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *