Vendosni fjalën kyçe....

Si tentuan socialistët t’ia ngecnin Metës çështjen e buxhetit


Pas kthimit të buxhetit të vitit 2019 nga ana e presidentit Meta, kryeministri Rama bëri një postim në faqen e tij në “Twitter” ku shkruante se kjo lëvizje e kreut të shtetit kishte ardhur pas  prezantimit të kërkesave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për 2 amendimet e ligjit.

Në një status në “Facebook”, zëdhënësi i presidentit Meta deklaron se kthimi i ligjit nga ana e kreut të shtetit ka ardhur pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla, në Kuvend.

“Interesant. Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni indivisë që flasin në emër të vetes.” – shkruante Rama në Tëitter duke nënkuptuar se kthimi i ligjit kishte të bënte me mosplotësimin e 2 kërkesave të LSI-së.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Lsi-së, Vasili duke i thënë se nuk mund ta ndryshonte buxhetin, pasi ai kishte shkuar te presideti Meta.

“Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta? Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje. 28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.” – tha Balla në Kuvend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *